Ka përfunduar takimi i udhëheqësve të Kosovës me zyrtarët e lartë amerikanë.
Pas gati dy orëve prapa dyerve të mbyllura ka përfunduar takimi i të deleguarve të presidentit amerikan Donald Trump, raporton arbresh.info.
Në presidencë morën pjesë zyrtarë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë John Erath dhe Brad Berkley, kurse nga liderët tanë është presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, si dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Ky ekip i cili po qëndron sot në Kosovë për vizitë ka mbajtur takime te ndara edhe gjatë ditës më krerët e institucioneve.
Kujtojmë se i pari që ka lëshuar takimin ishte kryeministri Ramush Haradinaj, jo zyrtarisht mësohet se ka pasur tensione brenda takimit.
Pas përfundimit askush nuk ka pranuar të flas para mediave.
Bëhet e ditur se temë e diskutimit kanë qenë zhvillimet e fundit në vend./Arbresh.info/
Rinumërimi i votave: Dalin rezultatet e para, prin VV-ja
E befasishme: Alketa Vejsiu në rolin e opinionistes në Big B...
Biletat për ‘Eurovision 2026’ shitet në kohë rek...
Estonia u ndalon hyrjen rusëve që luftuan në Ukrainë
Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit...
Mbi 2 mijë viktima në protesta/ Von der Leyen: BE do të vend...