Ka përfunduar takime mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut si dhe Kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.
Takimi që ka filluar në ora 10:00 ka përfunduar pas një orë diskutimi më dyer të mbyllura.
Pas takimit, dy kryetarët e partive opozitare janë larguar nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovë pa thënë as një fjalë para mediave, raporton arbresh.info
E pas tyre pa as një fjalë është larguar edhe kryeministri, Albin Kurti.
Kujtojmë se ky takim i ftuar nga kryeministri vije pas situatës së krijuar në veri, ku qytetarët serb kanë bllokuar rrugën afër pikës kufitare në Jarinjë, si shenjë proteste ndaj vendimit të Qeverisë për vendosjen e reciprocitetit për targat e veturave.
Për dallim nga ditët tjera e shtuna ka qenë më e tensionuar. Atje janë parë të fluturojnë edhe aeroplan ushtarak të Serbisë, ndërsa u raportua se edhe ushtria është nisur drejt kufirit me Kosovën.
Mbrëmë kryeministri i Kosovës ka thirrur edhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare./arbresh.info/

Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...
Papa u bën thirrje SHBA-ve dhe Iranit të rikthehen në negoci...
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë