Ka përfunduar seanca e mbyllur ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, e cila kishte shkaktuar aksident ku ishte lënduar lehtë një fëmijë.
Hajdari në këtë seancë është deklaruar lidhur me aksidentin si dhe është dhënë fjala përfundimtare e palëve.
Seanca e datës 9 tetor si dhe ajo e datës 11 tetor 2023 si dhe seanca e sotme janë mbyllur për publikun më arsyetimin se kemi të bëjmë me rastin e aksidentit ndaj një të miture.
Ndërkohë, ministrja Hajdari kishte thënë se nuk ndjehet fajtore për aksidentin ku ishte goditur një fëmijë. Sipas saj, ajo kishte qenë në shpejtësinë brenda rregullave të komunikacionit dhe se papritmas vajza është goditur nga vetura pasi e njëjta ka qenë duke vrapuar.
Ndryshe, kërkesa ndaj të pandehurës Hajdari për inicim të procedurës së kundërvajtjes është bërë nga stacioni policor, Policia e Kosovës – Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, për aksidentin e ndodhur më 10 prill 2022, rreth orës 12:25 në rrugën “Vicianum”, në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
Me të njëjtën kërkesë, Hajdari ngarkohet me “mospërshtatje të shpejtësisë” dhe “aksident komunikacioni me lëndime trupore”. /BetimipërDrejtësi
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...
Çfarë duhet të hamë në pranverë për energji dhe shëndet?