Ka përfunduar seanca dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Fatmir Shehollit, nën dyshimin se ishte i rekrutuar i Shërbimit Inteligjent të Serbisë dhe ka vepruar nën urdhrat dhe udhëzimet e zyrtarit të BIA-së, Bojan Dimiç.
Në vazhdim, Gjykata Themelore e Prishtinës do të lëshojë një njoftim, sipas KP-së, për të dhënë detaje rreth vendimit që është marrë për Shehollin, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, në dosjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës thuhet se Sheholli ka mbledhur informacione për gjoja pronat e uzurpuara të serbëve në Kosovë dhe të njëjtat informacione i ka përcjellë te BIA përmes komunikimeve telefonike.
Sipas Betimit për Drejtësi, në dosje tutje theksohet se Sheholli, sipas udhëzimeve dhe planeve të Dimiçit, ngarkohet se më 26 shtator të këtij viti në Mitrovicë të Veriut kishte marrë materiale, audio dhe transkripte të bisedave të zyrtarëve të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, që dyshohet se janë komprometuese, si dhe një shumë të hollash si shpërblim për publikimin e tyre, të cilat pastaj i ka publikuar në media online.
Sipas Prokurorisë, me këto veprime, me dashje dhe vetëdije, Sheholli ka ndihmuar BIA-në duke zbatuar udhëzimet e tyre dhe, rrjedhimisht, ka cenuar sigurinë dhe rendin juridik të Kosovës, e po ashtu edhe integritetin e zyrtarëve dhe qytetarëve të saj.
Sheholli u arrestua të enjten nën dyshimin për “spiunazh”.
Motrave Mustafa u vdes babai
Barcelona merr tri pikë të arta ndaj Rayos – shkëputet edhe ...
Mbledhja në Selinë e PS-s për zgjedhjet, Rama vendos të anga...
Irani vendos gjashtë kushte për t’i dhënë fund luftës
Drita rikthehet në krye të tabelës, garë e ashpër për Evropë...
31-vjeçarja nga Kosova gjendet e pajetë në rrethana misterio...