Në zyrat e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), ka përfunduar procesi i intervistimit të pesë kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit.
Në garë për të marrë besimin e anëtarëve të KPK-së për këtë pozitë janë: Blerim Isufaj, ish-kryesues i KPK-së dhe aktualisht kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Kujtim Munishi, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Armend Hamiti, prokurori i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, si dhe Lulzim Sylejmani e Shqipdon Fazliu, të dy prokurorë në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Pas përfundimit të intervistimit, pritet që anëtarët e komisionit të japin rezultatet për kandidatët.
Pjesë e komisionit rekrutues për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit janë: Jetish Maloku- kryesues, Arjana Shajkovci, Bedrije Syla- Alshiqi, Armend Zenelaj dhe Jovo Radoviq.
Ndryshe, më 17 mars KPK ka publikuar konceptdokumentet e kandidatëve, në të cilat të njëjtit kanë paraqitur vizionin e tyre nëse do të zgjedhën në këtë pozitë.
Kurse, në takimin e 210-të ky Këshill ka marrë vendim që intervistat e kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit të incizohen nga mediat dhe transmetimi i tyre të bëhet pas përfundimit të procesit./Betimipërdrejtësi/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026