Ka përfunduar procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicën e Jugut.Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ilir Gashi, ka deklaruar se gjatë këtij procesi janë evidentuar parregullsi serioze në fletëvotime, të cilat, sipas tij, kanë cenuar besimin e opinionit publik në integritetin e zgjedhjeve.
“Siç e dini, sot përfundoi procesi i verifikimit dhe numërimit të votave në këtë qendër. I falënderoj të gjithë vëzhguesit dhe numëruesit për punën e mirë dhe për identifikimin e çdo fletëvotimi. Megjithatë, gjatë procesit kemi vërejtur defekte serioze në disa prej tyre, që në një mënyrë apo tjetër kanë rrënuar besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor,” tha Gashi.
Sipas tij, mënyra e vetme për ta rikthyer besimin dhe integritetin e procesit është zhvillimi i zgjedhjeve të reja në Komunën e Mitrovicës së Jugut.
“Ne konsiderojmë se e vetmja mënyrë për ta kthyer këtë proces në binarë dhe për t’i dhënë besueshmëri është që qytetarët e Mitrovicës së Jugut të ftohen sërish në votim. Opinioni publik tashmë mendon se ky proces është dëmtuar thellësisht,” shtoi ai.
Gashi bëri të ditur se në shumë vendvotime janë konstatuar defekte në fletëvotime, që bien ndesh me rregulloret e KQZ-së. Sipas tij, partia do të kërkojë analizë të detajuar dhe ndoshta hetim teknik apo kriminalistik për të verifikuar origjinalitetin e tyre.
“PDK ka dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe do t’i ndjekë të gjitha rrugët ligjore,” përfundoi Gashi.
Ndërsa Sami Kurteshi, anëtar i VV-së në KQZ ka thënë se nuk ka asnjë informatë rreth numrit të fletëvotimeve me mospërputhje të numrave serik dhe nuk ka çfarë të deklarojë./rtk
FFK-ja zbulon “Formacionin e Vitit 2025”, dominohet nga futb...
Alarm në trafik: 101 viktima nga aksidentet rrugore
Një ndërprerje e gjerë la 130.000 shtëpi dhe biznese pa ener...
KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në ...
Bashkimi fiton dramën pas dy vazhdimeve ndaj Pejës në “...
Arb Manaj shpallet futbollisti i vitit në Kosovë