Me rastin e përfundimit të projektit të binjakëzimit “Mbështetje për Doganat e Kosovës” i financuar nga BE-ja, sot organizohet ceremonia përmbyllëse mbi të arriturat e këtij projekti, i cili zgjati për 25 muaj.
Projekti në vlerë të 1,75 milion euro është implementuar nga partnerët implementues, Doganat italiane dhe “Monopolies Agency”, si dhe Doganat e Përgjithshme të Francës dhe Drejtorati për Akciza, bashkë me Doganat e Kosovës.
Ceremonia organizohet nga zyra e BE-së dhe Doganat e Kosovës, ku pritet të flasin ministri i Financave, Avdullah Hoti, ambasadori i Italisë, Andreas Ferrarese, ambasadori i Francës, Maryse Daviet, drejtori i përgjithshëm i Doganave të Kosovës, Lulzim Rafuna dhe shefi i Sektorit për Bashkëpunim, Zyra e BE-së në Kosovë, Christof Stock.
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?