Aksioni i paraparë i Lëvizjes Vetëvendosje sapo ka përfunduar, pas një fjalimi të shkurtër që mbajti para gazetarëve Fidan Ademi, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.
Protestuesit janë shpërndarë të qetë. Policia dhe njësia speciale që ishin në gjendje gatishmërie, nuk kanë pasur nevojë të intervenojnë.
Reporteri i KosovaPress-it në Mitrovicë, raporton se edhe banorët e lagjes i kanë dalë në krah policisë, duke thënë se aktivitetet e tilla po i shqetësojnë ata dhe familjet e tyre.
Ndryshe, dhjetëra simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë aksionit kanë tentuar t’i afrohen shtëpisë së prindërve të kryeparlamentarit, Kadri Veseli, e cila gjendet në Mitrovicë, por janë penguar nga Policia e Kosovës
Presidentja Osmani takohet me Ministrin e Jashtëm të Vanuatu...
Sa miliona mund t’i kursejë Juventusi, nëse Motta rikthehet ...
Bisedimet ShBA – Iran mbyllen pa marrëveshje, palët shprehin...
Nisin hetimet për manipulime të votave në Ferizaj, Shtime dh...
Kërkohet paraburgim për 22 kryesues në Gjakovë, dyshohen për...
Rama i lumtur për miratimin e buxhetit: Imazh si funksionon ...