Prishtina ka vonuar sivjet me dekorimin e qytetit për fundvit.
Në vigjilje të Krishtlindjeve dhe një javë para Vitit të Ri, më në fund, sonte në Prishtinë janë ndezur të gjitha dritat, shkruan Indeksonline.
Kështu ka njoftuar i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke thënë se tani bredhat në tri sheshet dhe dritat e ndryshme janë ndezur në krejt qytetin.
“Bredhat në tri sheshe dhe dritat e ndryshme janë ndezur në krejt qytetin. Tregu i fundvitit edhe sivjet po mbledh shumë njerëz në atmosferën e festave të fundvitit”, ka shkruar Ahmeti duke bashkangjitur edhe disa fotografi të pamjes që ka marrë kryeqyteti.
Ndryshe, duhet cekur se dekorimi i kryeqytetitsivjet i ka kushtuar Komunës së Prishtinës 75 mijë euro.

Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes