Policia e Kosovës ka realizuar sot një aksion të gjerë në rajonet e Mitrovicës së Veriut dhe asaj të Jugut, i cili ka pasur si qëllim luftimin e kontrabandës së armëve dhe municionit.
Operacioni, që ka përfunduar me sukses, ka përfshirë 21 lokacione, ndërsa janë zbardhur detaje të tjera lidhur me aktivitetet kriminale të dyshuara.
Në këtë aksion, janë arrestuar 16 persona, të cilët dyshohen për përfshirje në aktivitete të jashtëligjshme me armë dhe municion.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, ka bërë të ditur për Arbresh.info, se me vendim të prokurorit, 13 nga 16 të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për hetime të mëtejshme.
Ai bëri të ditur se aksioni është zhvilluar në 21 lokacione në jug dhe veri të Mitrovicës, Vushtrri, Skenderaj dhe Leposaviq.
Aksioni është realizuar nga Njësia e Policisë së Kosovës kundër Krimit të Organizuar.
LEXO EDHE:
Policia me aksion në jug dhe veri të Mitrovicës kundër kontrabandës me armë
Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gj...
Vazhdojnë tensionet në protestën e opozitës shqiptare, digje...
Roma fiton ndaj Lecces, mban gjallë shpresat për Ligë të Kam...
Kosova shënon fitore ndaj Bosnjës, por e pamjaftueshme për t...
Artan Grubit i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak
Ra nga Ura e Moglicës, nesër i jepet lamtumira e fundit 67-v...