Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar ekzaminimin psikiatrik të të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli.
Pas publikimit të këtij ekzaminimi, ka reaguar edhe familja e të ndjerës, Liridona Ademaj, raporton Arbresh.info.
Vëllai i saj, Leonard Ademaj ka shkruar në Facebook se familje e mirëpret raportin e Forenzikës dhe shpreson që gjykata do të vazhdojë të procedojë shpejtë me rastin ashtu siç ka bërë deri më tani.
“Ne si familje e mirëpresim raportin e Forenzikës në lidhje me rastin e vrasjes së Liridonës tonë dhe shpresojmë që gjykata do të vazhdojë të procedojë shpejtë me rastin ashtu siç ka bërë deri më tani. Ne duam drejtësi të shpejtë. profesionale, pa gabime dhe vendosshmëri nga ana e gjykatës që të mos lejojë që ky rast të zvarritet me vite”, ka pohuar ai, përmes një postimi në Facebook.
Po ashtu, ai ka bërë të ditur se seanca e radhës ndaj Mureslit dhe të akuzuarve të tjerë për vrasjen e planifikuar të Liridona Ademajt do vazhdojë të të hënën në ora 9:00./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Përfundon ekzaminimi: Naim Murseli nuk ka çrregullim apo sëmundje mendore
“Pas Gjestit edhe Gimbo nën arrest?”, Selin nuk ...
Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për ba...
DnV kundërshton vendimin e Osmanit për anëtarët e KQZ-së
Arrestimi i të rinjve shqiptarë në Beograd, Berisha: Të liro...
Hiqet kufizimi për kualifikimet arsimore në pensionet kontri...
Peci: Unë rekomandova që billbordi i Thaçit dhe Veselit mos ...