Është përfshirë nga zjarri një pjesë e kuzhinës së një lokali në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Gjakovë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës.
Elezaj tha se zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.
“Në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Gjakovë rreth orës 20:30 një pjesë e kuzhinës së një lokali është përfshirë nga zjarri. Njësitet e nevojshme policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar dhe përveç dëmeve materiale nuk ka pasur pasoja në njerëz. Ne konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “incident zjarri””, tha Elezaj./Arbresh.info
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë