Përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës thonë se me mohimin që u bën Serbia të drejtave të shqiptarëve, e vetmja alternativë për qytetarët e Luginës, mbetet bashkimi me Kosovën.
Kryetari i Bujanocit dhe Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi dhe Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare dhe ish-kryetar i Preshevës Ragmi Mustafa ishin këtë javë për vizitë në Uashington dhe diskutuan me kolegen Keida Kostreci për sfidat politike dhe praktike me të cilat përballet Lugina.
“Shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit padyshim se me një përkushtim të jashtëzakonshëm pranojnë integrimin brenda territorit të Republikës së Kosovës”, tha Mustafa.
“Sigurisht se do të ishte varianti më i mirë që Lugina e Preshevës t’i bashkohej Kosovës, por megjithatë ne jemi lojtarë nga jashtë të cilët nuk mund të interferojmë në qëndrimin e kosovarëve sepse nuk mund t’i imponohemi Kosovës”, tha Kamberi.
Përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës thonë se me mohimin që u bën Serbia të drejtave të shqiptarëve, e vetmja alternativë për qytetarët e Luginës, mbetet bashkimi me Kosovën
blob:https://www.zeriamerikes.com/dc4824b2-6a85-4f7c-b1d2-c2db8ccba954
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A