Përfaqësuesi i SHBA-së, John Kelley, në fillim kur e mori fjalën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, nuk e përmendi ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, ashtu siç iu referua ministres së Jashtme në detyrë Donika Gërvalla.
Por, ai shpejt e rimori fjalën dhe i kërkoi falje përfaqësueit serb.
“Kërkoj falje që po e marrë edhe një herë fjalën por e kuptova që i e lexova fjalët e mia si shpejt dhe e paskam harruar që ta theksojë edhe praninë e z.Gjuriq si ministër të jashtëm dhe vetëm desha ta theksojë këtë gjë”, tha Kelly për të treguar korrektësinë e tij.
Gjithsesi, në fjalën e tij në fillim i bëri thirrje për Kosovën dhe Serbinë “të përmbahen nga retorikat eskaluese”. Ai tha se qëllimi përfundimtar duhet të jetë njohja e ndërsjellë mes dy shteteve. Gjithashtu shtoi se zgjidhja e konflikteve do të krijonte klimën e investimeve.
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Dënimet me vdekje në SHBA, Administrata Trump: Edhe me pushk...
Kurti deklarohet pas ofertës për PDK-në e LDK-në për preside...
Mustafa i përgjigjet VV-së: Propozojini me PDK-në tre emra p...
PDK refuzon ofertën e VV-së, Hamza: Manovër politike
Haradinaj: Kërkesa e LVV-së për opozitën rreth presidentit ë...