Presioni ndaj Serbisë për Kosovën ka arritur kulmin dhe zyrtarët perëndimorë i kanë dorëzuar Beogradit një kërkesë të hapur që deri në dhjetor të gjendet një zgjidhje dhe të arrihet një marrëveshje me Kosovën për normalizimin e marrëdhënieve,
“Me ndezjen e konfliktit ruso-ukrainas, qendrat perëndimore po nxitojnë ta mbyllin sa më shpejt këtë çështje dhe sipas informacioneve nga burime diplomatike, pritshmëritë e tyre janë që kjo të ndodhë në një afat shumë të shkurtër prej vetëm pak javësh”, shkruan media serbe “Novosti”.
Në lidhje me këtë ditën e nesërme, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, do të dalë në një deklaratë për mediat.
Sipas disa informacioneve, nisur nga ky ultimatum Perëndimi e sheh propozimin e kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron si pikënisje për një marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë.
Thelbi i kësaj, sipas medias është se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por nuk do të kundërshtojë hyrjen e Kosovës në Kombet e Bashkuara./arbresh.info/
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja