Rritja e konsumit të lëndëve narkotike nga të rinjtë, sidomos nëpër shkolla, është ngritur si shqetësim në ditën ndërkombëtare të abuzimit me drogën, raporton KTV.
Sipas të dhënave të policisë, megjithatë në këtë vit ka rënie të përdoruesve të drogës nëpër shkolla.
Por, të dhëna të tjera ka organizata Labirinth, sipas së cilës, konsumimi i lëndëve narkotike nëpër shkolla ka rritje dhe mosha e konsumimit po ulet.
Kanabisi është droga më e shpeshtë që përdorin të rinjtë kosovarë. 20% e nxënësve nëpër shkolla kanë thënë se së paku njëherë e kanë përdorur kanabisin.
KTV-ja ka provuar të kontaktojë zyrtarët e Ministrisë se Arsimit, për të kuptuar nëse kanë ndonjë strategji për parandalimin e konsumimit të drogës nëpër shkolla, por askush nuk është përgjigjur.
Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë