Një studim i ri tregon se përdoruesit e kanabisit dhe kanabinoidëve sintetikë kanë dy herë më shumë gjasa të vdesin nga sëmundjet e zemrës krahasuar me ata që nuk i përdorin këto substanca.
Kanabisi mbetet droga më e përdorur në Evropë, me rreth 24 milionë të rritur që e kanë konsumuar në 12 muajt e fundit, sipas Agjencisë së BE për Drogat (EUDA), shkruan burimi Euronews Health.
Përdorimi i tij është bërë më i larmishëm dhe më i fuqishëm me kalimin e kohës, përfshirë forma si tymosje, ushqime, koncentrate dhe kanabinoidë sintetikë me përqendrim të lartë të THC-së – përbërësit aktiv që jep ndjesinë e ndjenjës “high”.
Studimi, i botuar në revistën “Heart”, sugjeron gjithashtu se kanabisi lidhet me një rrezik 20% më të lartë për goditje në tru dhe 29% më të lartë për sulm në zemër.
Studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko, ndonëse nuk ishin pjesë e studimit, thanë se këto gjetje sfidojnë idenë se kanabisi është i padëmshëm për shëndetin kardiovaskular.
Analiza përfshiu të dhëna nga 24 studime të kryera midis viteve 2016–2023, ku shumica e pjesëmarrësve ishin të moshës 19–59 vjeç. Përdoruesit ishin kryesisht meshkuj dhe më të rinj.
Megjithatë, shumica e studimeve ishin vëzhguese, ndaj nuk mund të provohet një lidhje shkak-pasojë. Autorët kërkojnë më shumë hulumtime dhe paralajmërime shëndetësore për produktet që përmbajnë kanabis. /Gazeta Shneta/
Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e 400 eurove dhe 800 dina...
Arrestohet në Prishtinë një person i dënuar për pastrim të p...
Përzgjedhësi i Turqisë e nënvlerëson Kosovën para finales së...
FBI konfirmon se drejtori i saj ishte shënjestër e hakerëve:...
Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës, KFOR publikon p...
Kurti u prit nga Macron në Paris, diskutuan për integrimin e...