Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka bërë të ditur se qe nga dita e djeshme është lëshuar për përdorim aparatura e re Nuss-Procedurë, e cila realizohet me Vats (intervenim kirurgjik në gjoks).
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ShSKUK-ja me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Klinika e Kirurgjisë Torkale, e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, njofton opinionin publik, se aparatura e re Nuss- Procedurë, e cila realizohet me Vats (intervenim kirurgjik në gjoks), për herë të parë, është lëshuar në punë ditën e djeshme.
Përmes aparaturës së re, për herë të parë në Kosovë janë realizuar dy operacione, duke i kursyer buxhetit të shtetit qindra e mija euro.
Me këtë rast, QKUK, e falenderon Dr. Xhevdet Ademaj, i cili punon dhe vepron jashtë vendit, e që ka ndihmuar të realizohen këto operacione.
Për procedurën Nuss, pacientët deri ditën e djeshme, janë referuar për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore.
Aparatura e re moderne, e lëshuar në punë ditën e djeshme, i plotëson të gjitha kushtet për intervenime kirurgjike në gjoks.
Benita refuzon të shkoj në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Fantastik Asllani, asiston në në ndeshje ndaj Bayernit
KEK-u shkyç Njësinë B1 për shkak të rrjedhjeve të avullit
Tri gjigantë të Premier League pas Jules Kounde
Osmani: Tre kampionë që vazhdojnë ta bëjnë Kosovën krenare
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri