Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë së fundmi përditësimin e të dhënave të vendvotimeve të numëruara për kandidatët për deputet.
Nga Lëvizja Vetëvendosje numrin më të madh të votave ka marr kandidati për kryeministër nga kjo parti, njëherësh edhe lideri i kësaj partie, Albin Kurti me 266 mijë e 798 vota.
Në vend të dytë renditet, Glauk Konjufca me 204 mijë e 599 vota ndërsa në vend të tretë me 99 mijë e 380 vota rënditet Faton Peci.
Në vend të katërt nga votat e numëruara deri tani, del të jetë nga kjo parti, Hekuran Murati me 97 mijë e 193 vota.
Pas tij, është Albulena Haxhiu me 92 mijë e 29 vota, Xhelal Sveçla deri tani ka marrë 87 mijë e 975 vota.
Pjesë e dhjetëshes së fundit janë, Donika Gërvalla me 81 mijë e 862 vota, Avni Dehari me 70 mijë e 579 vota dhe Mimoza Kusari-Lila me 63 mijë e 561 vota./Arbresh.info

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel ma...
Nga sot, Policia me kontrolle të shtuara për kamionë dhe aut...
Prokurori Pache pretendon se UÇK-ja keqtrajtoi njerëz
Peci: Kërkesa për dënime në bllok ngjan me dënim kolektiv
Qeveria publikon programin e aktiviteteve për 18-vjetorin e ...
Policia e Kosovës sekuestron rreth 7 kg marihuanë, arrestohe...