Republika e Kosovës vazhdon të varet ende nga importi i madh prej vendeve të huaja.
Këtë e dëshmon edhe vlera vjetore e importit, duke marrë parasysh se vetëm gjatë vitit 2021, Kosova ka importuar mbi 3 miliardë euro mallra.
Në anën tjetër, vetëm në katër muajt e parë të vitit 2022, Kosova ka importuar mbi 900 milionë euro mallra nga vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe ato të rajonit.
Vendin e parë sa i përket importit gjatë vitit 2021 dhe 2022 e mbajnë “lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e destilimit të tyre, substancat bituminoze dhe dyllet minerale”.
Gjatë vitit 2021, Kosova ka importuar më së shumti mallra nga Gjermania, në vlerë prej rreth 517 milionë euro, duke u pasuar më pas nga Turqia prej së cilës, Kosova ka importuar mbi 410 milionë euro mallra.
Në një përgjigje nga Dogana e Kosovës për lajmi.net, është bërë e ditur se Kosova gjatë vitit 2021 ka importuar nga Serbia mallra me vlerë 164 milionë e 699 mijë e 878.49 euro, duke e radhitur kështu shtetin fqinj në vendin e tetë në listën e vendeve nga ku Kosova ka importuar më së shumti mallra.
Serbia ka mbajtur vendin e tetë edhe në katër muajt e parë të vitit 2022, pasi që Kosova gjatë kësaj kohe ka importuar mallra me vlerë 40 milionë e 101 mijë e 127.25 euro nga ky vend.
Vlen të theksohet se Kosova gjatë vitit të kaluar, ka importuar mallra edhe nga Federata Ruse me vlerë mbi 38 milionë euro, ndërsa në katër muajt e parë të 2022-ës nuk ka pasur import nga këto vende.
E për dallim nga vendet prej ku Kosova importon më së shumti, janë krejtësisht vende të tjera aty ku shteti i Kosovën bën më së tepërmi eksport të mallrave.
Ditë më parë Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë tha për lajmi.net se shtetet ku eksportohet më së shumti nga Kosova janë: Shqipëria dhe Maqedonia e veriut.
“Produktet bazë kryesisht eksportohen në vendet e rajonit, Shqipëri, Maqedoni dhe Serbi etj. në vlerë prej 1.3 milion euro.”, u tha nga MINT-i.
Në kuadër të produkteve bazë që eksportohen nga Kosova janë: Drithërat, mielli, vaji ushqimor, sheqeri dhe kripa./syri/
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata