Katër shqiptarë dhe dy serbë nga Bitia e Ulët e Shtërpcës u arrestuan paraditen e së mërkurës.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë rajonale të Ferizajt Agim Gashi i cili tha se ata u arrestuan pasiqë nuk zbatuan urdhërin e policisë dhe penguan kryerjen e punëve nga ana e kompanisë “Matkos Group” e cila po e ndërton hidrocentralin.
Të arrestuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar ndërsa rasti është proceduar në gjykatë në procedurë të rregullt.
Deri tek kjo ngjarje erdhi pasi që rreth 40 banorë të komunitetit shqiptarë e serbë, nga fshatit Biti e Ulët, në shenjë proteste, i ndalën punën kësaj kompanie, pasi thanë se nuk janë të informuar për përmbajtjen e projektit në fjalë.
Ata po ashtu e kundërshtojnë futjen e rrjedhës së lumit “Lepenc” nëpër gypa, gjë e cila po i frikëson se do t`i lë pa ujë.
Banorët e Bitisë së Ulët paralajmëruan se do të protestojnë rreth kësaj çështjeje edhe të enjten por kësaj radhe para Komunës së Shtërpcës, njofton Klan Kosova.
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri
Gjermania arreston pesë të dyshuar për furnizim të firmave r...