Rruga rajonale në segmentin Prizren – Prevallë gjatë shtatorit.do të mbyllet për dy ditë.
Kjo u bë e ditur nga Ministria e Infrastrukturës, ku thuhet se për shkak të asfaltimit, kjo rrugë do të jetë e mbyllur nga 23 deri më 25 shtator.
“Ju njoftojmë se do të mbyllet rruga rajonale R-115 segmenti Prizren-Prevallë, me rastin e asfaltimit të kësaj rruge: Rikonstruimi i rrugës rajonale R-115 Prizren-Prevallë, Loti I. Mbyllja e këtij segmenti përfshinë lokacionin nga dalja e Prizrenit (lagjja Marashi) deri te tuneli i parë i rrugës për Llokovicë”, ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës.
Mbyllja e rrugës për qarkullim gjatë atyre dy ditëve do të bëhet në intervalin kohor nga ora 9:00 deri në 17:00./Arbresh.info/
Meksika dhe SHBA-ja “operacion të koordinuar” në Paqësor, se...
Moti sot me shi në Shqipëri
Në Speciale vazhdon seanca me deklaratat e mbrojtjes
Sot mblidhet AAK-ja, në rend dite shpallja e zgjedhjeve të b...
Parashikimi i motit për sot
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...