
Decorative Scales of Justice in the Courtroom
Pesë javë pas dështimit të Kuvendit për të miratuar ndryshimet kushtetuese të cilat janë të ndërlidhura me themelimin e Gjykatës Speciale, Qeveria e Kosovës do të riprocedojë për herë të dytë në Kuvend këto ndryshime.
Në një komunikatë dërguar mediave, Ekzekutivi ka bërë të ditur se në mbledhjen e së premtes, Qeveria do të riprocedoj propozim-amendamentet për formimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, si dhe Projektligjin për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencialë në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.
Këtë veprim opozita e ka vlerësuar si rrënim të demokracisë. Opozitarët thonë se do ta kundërshtojnë më votë kundër këtë gjykatë, ndërsa shpresat i kanë edhe tek deputetët e PDK-së të cilët e patën kundërshtuar më parë votimin e Speciales. /Tribuna Channel/
Tërmet në Tetovë
Suedia fiton medaljen e artë në `curling` miks ndaj SHBA-së
Tërmet në Kosovë
Emery fokusohet te e tashmja, flet edhe për të ardhmen e San...
NATO kërkon përgjegjësi nga Serbia për sulmet ndaj KFOR-it d...
Proda: Policët u përballën me barbari ekstreme, 13 persona t...