Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka qenë prezentë në sallën e Kuvendit të Kosovës, çka bëri që partitë opozitare të lëshojë sallën ku po diskutohej për dialogun Kosovë-Serbi.
Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se debati mund të vazhdojë kurdo që kryeministri të jetë në sallë.
“Meqë ky debat është ftuar nga kryeministri dhe ai nuk pati mundësi të qëndrojë më shumë se gjysmë ore. Mendoj se mund të vazhdojmë kur të jetë ai i gatshëm që të jetë prezentë. Nuk është mirë që na të flasim vet me veti”, tha Tahiri.
Ndërkaq, Arben Gashi nga LDK-ja po ashtu u shpreh se konsiderojnë të parsyeshme qëndrimin në sallë, duke qenë se Kurti i cili thirri këtë seancë nuk ishte prezent.
“Kryemministri prej se ka filluar debati ka qëndruar vetëm rreth 1 orë, dhe po e konsiderojmë të paarsyeshme të qëndrojmë sepse këtu u bënë 100 pyetje. E konsiderojmë të paarsyeshme qëndrimin këtu derisa kryeministri nuk është”, u shpreh Gashi./Telegrafi/
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...