Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00, sipas datave të mëposhtme nëpër lagjet e caktuara:
E premte 22 korrik: Aktash, Lagjen e Muhaxherrëve, Parkun e Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit dhe Qytezën Pejton;
E shtunë 23 korrik: Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave, , Vreshtat dhe Kolovica;
E diel 24 korrik: Lakrishte, Dardani , Ulpianë, Vetërnik , Zonën Industriale , Lagja Nici dhe Kazerma Adem Jashari;
E hënë 25 korrik: Bregu i Diellit, Lagjia e Spitalit dhe Kalabria;
E martë 26 korrik: Taslixhe, Velani , Mat , Sofali, Taukbahqe dhe Gërmi;
E mërkurë 27 korrik: Hajvali, Mramor, Barilevë, Bërnicë,Besi, Bardhosh.
Luten të gjithë qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i suksesshëm. Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë.
Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve dhe Bletarët e Komunës së Prishtinës , për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.
Zyrtari policor nën ndalim 48-orësh, akuzohet për ngacmimin ...
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...
Aksidenti tragjik, ky është 19 vjeçari nga Rahoveci që vdiq ...
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...