385 persona janë pickuar nga rriqrat gjatë pesë muajve në komunën e Malishevës.
Kështu bën të ditur Komiteti për Shëndetësi, Mirëqenie Sociale dhe Persona me Aftësi të Kufizuara në këtë komunë.
Sipas këtij komiteti, asnjë nga ata nuk janë hospitalizuar.
Në mbledhjen e këtij komiteti u theksua puna e mirë e ekipeve mjekësore që bënë për menaxhimin e situatës me rriqrat.
“Një menaxhim i mirë u përkushtohet punës dhe ekipeve mjekësore të cilët mbajtën ligjerata të drejtpërdrejta me nxënës të shkollave, kjo padyshim ka ndikuar në informimin edhe të familjarët e po ashtu edhe sektorët e bujqësisë dhe të emergjencave të cilët dolën në terene fushore, ku bënë spërkatjen e hapësirave publike, janë faktorë që mbrojtën njerëzit që punojnë në fusha nga pickimet e rriqrave, por në fund këshilla profesionale nga anëtarët e komitetit është se situatata me ethet hemoragjike nga rriqrat nuk është e tejkaluem tërsisht, prandaj edhe kërkohet përkujdesje nga të gjithë qytetarët tanë sidomos në këta muajt e vapës dhe punës në fushat që t’u përmbahen rregullave të mbrojtjes nga rriqrat”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Rezultatet e zgjedhjeve, deri tani, janë pranuar gjashtë ank...
Vrasja e konduktorit në Gjermani, avokati: Pesë persona beso...
Haradinaj pjesëmarrës në Lutjet e Mëngjesit: E rëndësishme t...
EULEX-i dhe KFOR-i rrisin gatishmërinë për reagim në raste e...
Papa Leoni XIV pret kryeministrin Rama
E dhimbshme/Pas një sëmundjeje të rëndë, vdes i riu nga Hajv...