Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptojë qindra gjoba për ata që nuk po respektojnë Ligjin Covid-19.
Vetëm në 24 orët e fundit policia ka shqiptuar 572 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk kanë respektuar këtë ligj.
Ndërsa, sipas policisë, janë shqiptuar edhe 486 gjoba për ata që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.
Kujtojmë që Qeveria e Kosovës së fundmi ka ashpërsuar masat për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja të infektuara me Covid-19.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë më parë se nëse respektohen masat mbrojtëse, atëherë nuk do të ketë nevojë që vendi të mbyllet.
Përndryshe, ora policore e cila është vendosur që më shumë se dy javë, do të vazhdojë edhe më tej./Express/
Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim për të dyshuarin për...
Ngjarje e rëndë në Ankara: Babai merr peng vajzën 3-vjeçare,...
Kryeministri britanik: Koha më e rrezikshme, duhet përgatitj...
Tensionet Izrael–Liban përshkallëzohen, sulmi ajror lë tre t...
Dua Lipa kompenson banorët e Palermos pas protestave për das...
Rama promovon investitorët e Zvërnecit me shembullin e një r...