Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 1 muaji dy të pandehurve I.D.L dhe M.T, për veprën penale “mashtrimi” dhe veprën penale “falsifikim”.
Siç thuhet në njoftim në lidhje me rastin, Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka refuzuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurës I.D.L dhe M.T.
Kujtojmë se dje ishte policia ajo që e bëri njoftimin se M.T ishte ai që e kreu veprën penale “mashtrim” i cili një personit tjetër ia ka paraqitur një certifikatë të gjuhës gjermane kinse e lëshuar nga Instituti “Goethe”, e që sipas policisë, pas verifikimit nga ambasada përkatëse ka rezultuar e falsifikuar.
Ndërsa, e pandehura I.L.D, dyshohet se ka përpiluar dokumentin e falsifikuar të certifikatës së gjuhës gjermane, me çrast ka kryer veprën penale “falsifikim i dokumenteve”./arbresh.info/
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...