Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar se për herë të parë në Kosovë, po fillon me Skriningun Neonatal Metabolik, një program jetik që mundëson zbulimin e hershëm të sëmundjeve të rënda metabolike dhe gjenetike tek të porsalindurit.
Në njoftimin e bërë për media, thuhet se ky është një hap i madh përpara në kujdesin shëndetësor për foshnjat tona dhe një arritje e rëndësishme për sistemin shëndetësor në vend.
“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, për herë të parë në Kosovë, po fillon me Skriningun Neonatal Metabolik, një program jetik që mundëson zbulimin e hershëm të sëmundjeve të rënda metabolike dhe gjenetike tek të porsalindurit. Ky është një hap i madh përpara në kujdesin shëndetësor për foshnjat tona dhe një arritje e rëndësishme për sistemin shëndetësor në vend. Ky thjeshtë kryhet brenda 24 deri në 48 orë as lindjes dhe ndihmon në diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve që mund të mos shfaqin simptoma menjëherë, por që mund të kenë pasoja të rënda për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit gjithashtu bëhet e ditur se përmes këtij programi bëhet parandalimi i komplikimeve serioze duke mundësuar trajtim të hershëm dhe efektiv.
‘Përmes këtij Shërbimi mundësojmë zbulimi të hershëm të sëmundjeve si; hipotiroidizmi kongjenital, fenilketonuria, fibroza cistike, galaktozemia dhe atrofia muskulare spinale (SMA). Poashtu, arrihet parandalimi i komplikimeve serioze, si paaftësia mendore dhe fizike, përmirësimi i cilësisë së jetës për fëmijët dhe familjet e tyre, si dhe siguri për prindërit, duke mundësuar trajtim të hershëm dhe efektiv. Për të siguruar zbatimin me sukses të këtij programi, kemi filluar trajnimin e stafit shëndetësor në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK dhe në spitalet rajonale, për kryerjen e testimeve dhe menaxhimin e rasteve të identifikuara”, thuhet në njoftm./Arbresh.info
Moti i keq kaplon disa vende të SHBA-së
Vinicius blen një klub ambicioz evropian – dëshiron ta fus n...
Lirohen 12 personat e ndaluar nga policia në veri, u shqipto...
“Askush nuk dëshiron një Afganistan të dytë”, Zelensky: SHBA...
“Mos u ndal me kulaça deri sa të mbushet tepsia” – Gjesti me...
Barça fiton minimalisht dhe merr kreun e tabelës