Kryetari i Mitrovicës veriore dhe lideri i ri i Listës serbe, Goran Rakiq, ka thënë se për çdo gjë që do të veprojë partia që ai udhëheq në Kosovë, do të konsultohet me Beogradin, ashtu sikurse po bëjnë shqiptarët me diplomatët e huaj në Prishtinë, citon gazeta serbe Novosti.
Rakiq ka thënë se gjatë ditëve të ardhshme presin konsultime me liderët politikë shqiptarë ku më pas do të marrim vendimin se a do të marrim pjesë në Qeverinë e Kosovës.
Ai ka deklaruar se ende nuk e di cili opsion politik shqiptar është më i pranueshmi për të, por ka shtuar se asnjë vendim nuk do të merret me nguti veçse vetëm në konsultime e në marrëveshje me Beogradin.
Në vërejtjen se kjo mund t’i pengojë partnerët eventualë të koalicionit , ai ka theksuar se të gjithë, e edhe liderët politikë shqiptarë, e dinë se ekzistencë të serbëve në Kosovë nuk do të kishte pasur pa ndihmën e Qeverisë së Serbisë.
“Nuk shoh arsye pse kjo do t’i pengonte ata, aq më tepër pasi që në nivel të lartë politik po zhvillohet edhe dialogu i Prishtinës me Beogradin. Edhe neve nga njëherë nuk na pëlqen që liderët shqiptarë shpesh marrin vendime në konsulta me diplomatë të huaj. Ne nuk mund të ndikojmë në këtë, e as ata nuk mund ta ndryshojnë raportin tonë me Beogadin”, “të ketë thënë Rakiq
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...