Në 2014, Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë kishin nënshkruar marrëveshje për vizitat zyrtare dhe kur s’janë bërë ende 4 vjet, duke u thirrur në këtë marrëveshje zyrtarët e dyja shteteve i kanë zhvilluar 227 vizita zyrtare.
Kjo shifër bëhet e ditur në raportin e Qeverisë që ia ka dorëzuar Kuvendit të Kosovës në lidhje me zbatimin dhe sfidat e marrëveshjeve të Brukselit.
Qeveria njofton se që nga 2014 janë refuzuar vetëm 13 kërkesa.
“Vetëm 13 kërkesa për vizitë janë refuzuar, duke përfshirë edhe njoftimet e përsëritura për të njëjtën vizitë (d.m.th data dhe zyrtarët e njëjtë)”, thuhet në raportin që e posedon KALLXO.com.
Ndërsa, prej 1 qershorit 2017 e deri më sot në Qeverinë e Kosovës kanë arritur 23 kërkesa për vizitë, ndërsa janë refuzuar dy prej tyre.
“Prej 1 qershorit 2017 e deri më tani janë organizuar 23 vizita dhe vetëm 2 sosh janë refuzuar ( z.Aleksandar Vulin, Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Serbisë dhe z. Makro Gjuriq, Drejtor i Zyrës për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë)”, thuhet poashtu në këtë raport.
Zyrtarët serb edhe pse kishin pasur leje paraprake, kishin anuluar 6 vizita gjatë këtyre viteve, e për të cilat Qeveria e Kosovës nuk është njoftuar për arsyet e anulimit.
Në prill të 2018, kur Kosovën e vizitojë patriarku i Kishës Ortodokse serbe, e kishte bërë pa njoftim paraprak.
Madje, me kërkesë të veçantë të kryeministrit Haradinaj, për patriarkun Irinej dhe anëtarët e delegacionit të tij, nuk ka qenë fare i nevojshëm legjitimimi.
“Me udhëzimet e kryeministrit të Republikës së Kosovës, z.Ramush Haradinaj, për hyrjen e patriarkut Irinej dhe anëtarëve të delegacionit të tij nuk iu janë kërkuar as letërnjoftimi e as pasaporta”, thuhet në këtë raport.
Në qershor të vitit të kaluar, Qeveria e Serbisë i’a kishte ndaluar hyrjen ish-presidentes Atifete Jahjaga, e cila nuk ishte lejuar që të marrë pjesë në festivalin ““Mirëdita, dobar dan!”.
Mirëpo, kjo nuk është përmendur në raportin e Qeverisë dërguar deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Qeveria e Kosovës kishte arrestuar drejtorin e zyrës për Kosovë, Marko Gjuriqi, pasi të njëjtit paraprakisht iu kishte refuzuar kërkesa për të hyrë në Kosovë, mirëpo ai kishte hyrë pa leje.
Pas arrestimit të Gjuriqit, Lista Serbe ishin larguar nga institucionet e Kosovës.
Real Madrid po e monitoron Vitinhan dhe Enzon, por ka një pr...
Ndalohen 102 kg katalizatorë të bluar të padeklaruar në Vërm...
Starmer: Mandelson tradhtoi Britaninë me informacionet e dër...
Protesta për çlirimtarët merr mbështetje në Istog
Humans Right Watch i fut në një raport Kosovën e Serbinë, çf...
Zyrtare: Arbër Prekazi prezantohet tek Prishtina e Re