Prokurori i Shtetit ka njoftuar opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetenjë (81) aktakuza kundër njëqindetre (103) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe janë paraqitur nëntë (9) kërkesa për caktimin e paraburgimit të trembëdhjetë (13) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, si dhe ka ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona për 48 orë dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, ka paraqitur dy (2)kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër gjashtë (6) personave dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë(5) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar
në kohëzgjatje për 48 orësh, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave të dyshuar, si dhe janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.
Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprat ë ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave, për vepra të ndryshme penale.
Shqipëria dorëzon Instrumentin e Ratifikimit për Kartën e Bo...
Katër vjetori i nisjes së luftës: Kurti pret në takim ukrain...
Komandanti i KFOR-it: Nuk ka vendim për reduktimin e trupave...
Dhjetëra viktima në Brazil, rrëshqitje toke dhe përmbytje pa...
Kosovari në Zvicër nga shpejtësia shkaktoi vetaksident, mëso...
Kasami: Presidenti Bajram Begaj të shtunën do të vizitojë Te...