Për 24 orë arrestohen 16 persona

09:30 | 19 Shtator 2016
M. A.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Kosovës janë arrestuar 16 persona për vepra penale ose incidente të ndryshme.

Sipas policisë, për të gjitha arrestimet është informuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit 7 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregull.

Shpërndaje në rrjete sociale