Për 24 orë, 1204 tiketa trafiku e 38 aksidente në Kosovë

11:31 | 13 Nëntor 2018
M. A.

Një mijë e dyqind e katër(1204), është numri i gjobave të shqiptuara gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

38 aksidente kanë ndodhur gjatë ditës së hënë, prej tyre asnjë nuk përfundoi me fatalitet. 9 aksidente përfunduan me të lënduar, kurse 29 pa të lënduar.

Janë arrestuar 22 persona, 12 janë dërguar në mbajtje, kurse katër në vuajte të dënimit.

Shpërndaje në rrjete sociale