Kreu i Gjykatës Themelore në Prizren, Ymer Hoxha pritet të dal në pension.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari Hoxha përmes një e-maili të dërguar mediave.
Ai, ka falënderuar të gjithë për bashkëpunimin e ka treguar se pensionohet fillim të korrikut.
“Ju informoj se nga data 03.07.2020, e përfundoj mandatin si Kryetar i Gjykatës për shkak të shkuarjes në pension. Punuam së bashku dhe bashkëpunuam në forma të ndryshme, u munduam të bëjmë më të mirën për vendin tonë për sundimin e Ligjit dhe të Drejtësisë”, ka shkruar Hoxha./arbresh.info
Letra e plotë:
NJOFTIM – FALËNDERIMI
Ju informoj se nga data 03.07.2020, e përfundoj mandatin si Kryetar i Gjykatës për shkak të shkuarjes në pension.
Punuam së bashku dhe bashkëpunuam në forma të ndryshme, u munduam të bëjmë më të mirën për vendin tonë për sundimin e Ligjit dhe të Drejtësisë.
Më lejoni t’iu përshëndes dhe falënderoj nga zemra për përkrahjen dhe respektin.
Ju dëshiroj shëndet të mirë, dhe suksese në punën e mëtejme.
Jam krenar që isha pjesë e bashkëpunimit me ju.
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...