“Republika e Çekisë ka qenë, është dhe çdoherë do të jetë mbështetëse e fuqishme e ambicieve të Maqedonisë së Veriut për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian”.
Këtë e theksoi ambasadori i sapoemëruar çek në RMV, Jarosllav Ludva gjatë pranim-dorëzimit të letrave kredenciale të presidentit Stevo Pendarovski.
Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të letrave kredenciale, presidenti Pendarovski, siç kumtoi kabineti i tij, theksoi se dy vendet i ndërlidhë miqësia tradicionale dhe e sinqertë e bazuar në bashkëpunim të llojllojshëm, respekt të ndërsjelltë dhe qasje të hapur, duke shtuar se me çekinë, e cila është aleate dhe partnere e rëndësishme e Maqedonisë së Veriut, ndajmë vlera të përbashkëta evropiane të mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjelltë.
“Duke cekur se qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut e vlerësojnë lartë mbështetjen e Republikës çeke për procesin tonë eurointegrues, presidenti Pendarovski shfaqi bindje se mund të konsiderojmë në të edhe në të ardhmen, posaçërisht gjatë kryesimit çek me Këshillin e BE-së në gjysmën e dytë të këtij viti”.
“Ambasadori çek theksoi se marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimi janë të shkëlqyeshëm, ndërsa Maqedonia e Veriut është mike e çmueshme dhe e rëndësishme e NATO-s duke shtuar se Republika çeke ka qenë, është dhe çdoherë do të jetë mbështetëse e fuqishme e ambicieve të Maqedonisë së Veriut për t’u bërë anëtare e BE-së”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Pendarovskit./Telegrafi/
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00