Policia në Pejë ka vazhduar operacionet me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për parandalimin e përhapjes së pandemisë.
Në njoftimin e PK-së thuhet se Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka vijuar me zbatimin e masave anti-Covid 19, gjithnjë në përputhje me vendimet e institucioneve shtetërore për parandalim të përhapjes së pandemisë, thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës.
“Angazhimet policore janë ndërmarrë në bashkërendim me mekanizmat tjerë ndër institucional, ku i gjithë angazhimi ka reflektuar si masë parandalimi dhe ngritje e nivelit të respektimit të masave”, ka bërë të ditur policia.
Policia në vazhdimësi ka apeluar dhe apelon tek të gjithë qytetarët që t’i zbatojnë masat që janë në fuqi, në mënyrë që të kemi sa me pak të prekur, përndryshe policia është e vendosur të zbatojnë ligjin, përfshirë edhe gjobat si masë e fundit.

Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...