Drejtoresha e IKSHPK në Rajonin e Pejës, Adnora Nurboja ka thënë se në Rajonin e Pejës që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar 870 raste me COVID-19.
“Për momentin janë 255 raste aktive në tërë rajonin ndërsa 573 të tjerë janë shëruar. Fatkeqësisht në rajon janë të vdekur 42 persona që kanë pasur infeksion edhe me COVID-19”, tha ajo.
Nurboja thotë se nga komuna e Pejës janë ankuar për mungesën e mjaftueshme të testeve por sipas saj IKSHPK vepron në bazë të protokolleve.
“Testohen vetëm personat me simptoma të shprehura dhe ata që referohen nga mjekët për testim”.
Drejtoresha e IKSHPK thotë se publikimi i emrave që kanë rezultuar pozitiv apo negativ është veprim që shkelë privatësinë e atyre personave dhe me këtë punë duhet të merret prokuroria./medial/
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot pranveror sot në Kosovë, temperatura deri në 24 gradë
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...