Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, sot rreth orës 01:00, në rrugën “Beteja e Loxhës” gjatë një aksioni në një pikë kontrolli, ka ndaluar të veturën dhe pasi ka kërkuar dokumentacionin, i dyshuari ka ofruar pasaportën zyrtarëve Policor dhe i njëjti ka ikur me vrull nga pika e kontrollit.
Policia iu është vënë pas dhe ka arritur ta gjejë veturën dhe të dyshuarin para shtëpisë së tij, thuhet në komunikatë, shkruan arbresh.info
Gjatë bisedës me të dyshuarin i njëjti ka pranuar se ka pasur një armë ne veturë dhe të njëjtën e ka fshehur në oborrin e shtëpisë së tij.
Personi i dyshuar është arrestuar ndërsa arma dhe municioni janë gjetur dhe sekuestruar:
• 1 (një) arme (pistoletë) e tipit “TT” cal 7.62mm
• 1 (një) karikator i së njëjtës armë
• 15 (pesëmbëdhjetë) copë fishekë të së njëjtës armë.

Personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të shtetit rasti shkon në procedurë të rregullt. / arbresh.info/
Me golin e Luis Diaz, Bayern shkon në pushim me epërsi
Këto janë tre mesazhet e Ramës drejtuar socialistëve në mble...
Papa Leo i quan kërcënimet kundër civilëve iranianë ‘të papr...
Luis Diaz shënon në ‘Bernabeu’, Bayern Munich në avantazh
Osmani: Në letrën e fundit që kemi marrë nga Trump s’u përme...
Ndërron jetë në moshën 80 vjeçare trajneri Mircea Lucescu