Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar me aktvendim të prokurorit të shtetit gjashtë (6) të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, Prokuroria e Pejës, ka bërë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një të pandehuri për veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, Prokuroria Themelore në Gjakovë- Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik“./arbresh.info/
CNN: Forcat amerikane tërhiqen nga Iraku
Gjendet pa shenja jete një grua në Fushë Kosovë
Vodhi kabllo elektrike nga një kompani dhe i shiti, arrestoh...
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Sot dorëzohen dosjet për...
“E mbuluar’ nga dëbora/ Rama ndan pamjet me dron nga Dardha:...
Shkon në 39 numri i të vdekurve pas përplasjes së trenave në...