Ministri i Bujqesisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka vizituar fermerin Haxhi Bllaca nga komuna e Lipjanit, i cili është kultivues i shalqirit.
Peci ka thënë se një se Haxhiu është një fermer i jashtëzakonshëm.
“Ajo që është mbresëlënëse është zinxhiri i funksionimit që Haxhiu ka krijuar në fshatrat përreth, rezultat i korrektësisë dhe cilësisë së lartë të produkteve të ofruara”, ka shkruar Peci në Facebook.
Peci, tha se banorët e fshatrave përrrethë shkojnë në arat e Haxhi Bllacës për të marrë produkte të freskëta.
“Të gjithë banorët e fshatrave përreth, si Zllakuqani, Poturovci, Torina, Qylaga, Magura e të tjerë, vijnë drejtpërdrejt në arat e tij për të marrë produkte të freskëta.Ndër të tjerash është tradita që mërgata e kësaj ane e kanë adresën e kualitetit, cilësisë e korrektësisë të produkteve të freskëta”, shkroi Peci.
Peci tha se, Haxhiu është bërë një figurë e rëndësishme për komunitetin e tij përmes punës dhe rezultateve që ka arritur me kultivim./Arbresh.info/
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...