Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar bujkun nga Koshtova e Vllahisë, Nexhat Brahimin, i cili ka vendosur që ta punojë tokën e papunuar pas 30 viteve.
Peci, ka shkruar se për shkak të përkrahjes dhe thirrjes për ta punuar çdo pëllëmbë të Kosovës, po jep frytet e veta, sipas tij.
Postimi i plotë:
?Mirëmëngjes nga Koshtova e Vllahisë, aty ku në fund të rekës së Bistricës, Nexhat Brahimi ka vendosur që ta punojë tokën e mbetur djerrinë pas 30 viteve.
?Rritja e përkrahjes këtë vit dhe thirrja për ta punuar çdo pëllëmbë të Kosovës, po jep frytet e veta. Nexhati nga Komuna e Leposaviqit kultivon 2 hektarë misër? dhe 2 hektarë kungull.
????Bujqit e komunave veriore do ta kenë më të lehtë aplikimin këtë vit pasi që nuk do të kenë nevojë për fletë poseduese. Mirëpo nuk do mungojë kontrolla në teren për tu siguruar se mbështetja institucionale do të shkojë tek bujqit e vyer e meritorë.
Shteti ? Bujku./arbresh.info/
Suedia fiton medaljen e artë në `curling` miks ndaj SHBA-së
Tërmet në Kosovë
Emery fokusohet te e tashmja, flet edhe për të ardhmen e San...
NATO kërkon përgjegjësi nga Serbia për sulmet ndaj KFOR-it d...
Proda: Policët u përballën me barbari ekstreme, 13 persona t...
“UÇK na bashkon”, Çitaku falënderon partitë poli...