Deputeti i VV-së, Faton Peci, ka deklaruar se partia e tij po bën përpjekje të vazhdueshme për të zhbllokuar ngërçin politik në vend.
Ai theksoi se si shoqëri, po i bëhet padrejtësi Albulena Haxhiut duke e ngarkuar atë me përgjegjësinë për moskonsolidimin e Kuvendit të Kosovës.
Peci theksoi se koalicioni në të cilin ai bën pjesë ka marrë masa të vazhdueshme për të zhbllokuar këtë situatë dhe është angazhuar në përmbushjen e detyrimeve të tij ligjore dhe kushtetuese, jo vetëm duke marrë pjesë në seanca, por edhe duke marrë pjesë në votime, sipas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014.
Ai e theksoi se është e rëndësishme të sqarohen disa keqkuptime lidhur me emrin, duke shtuar se ende nuk ka pasur një propozim për emër.
“Si koalicion në vazhdimësi jemi duke bë përpjekje për zhbllokimin e kësaj situate deh jemi duke i kry detyrimet tona ligjore dhe kushtetuese duke marrë pjesë në seancë, por jo vetëm duke marrë pjesë në seancë por edhe duke marrë pjesë në votim sipas aktvendimit të Kushtetueses të vitit 2014 . Është shumë e rëndësishme që të potencohet meqenëse ka sot një përfolje të vazhdueshme rreth emrit, se ne ende nuk kemi ardhë deri te propozimi i emrit. Ajo që na duhet prej një numri të konsiderueshëm të seancave, përpjekja jonë është e vazhdueshme që ta kemi një proces të votimit të fshehtë, që njëkohësisht edhe kjo është e përfshirë në aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese. Emri i Albulena Haxhiut nuk është problemi. Mendoj se jemi duke i hy në hak edhe si shoqëri duke e targetu dhe duke i vendoseë barrën e përgjegjësisë Haxhiut pse nuk kemi Kuvend të Konsistuar”, tha ai.
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...