Diplomati kosovar Lulzim Peci, ish-përfaqësuesi i Kosovës në Zyrën Ndërlidhëse në Beograd, ka reaguar pas bërjes publike të rendit ditës të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, në të cilin është përfshirë edhe Projektligji për Shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, me të cilin iu hap rrugë krijimit të Gjykatës Speciale.
Peci përmes një postimi në Facebook ka thënë se mund të përballet me sanksione nga faktori ndërkombëtar “për shkak të interesave meskine të një grupi të vogël të shtet-shkatërrues të vendit tonë”.
“Pas Serbisë së Millosheviqit, në Ballkan, vetëm Kosova do e bjerë veten që të jetë shtet që do të përballet me sanksione – prej izolimit individual të ashtuquajturve liderë, deri te suspendimi i MSA-së, për shkak të interesave meskine të një grupi të vogël të individëve që e quajnë veten shtet-ndërtues, por që ne realitet janë shtet-shkatërrues të vendit tonë”, ka thënë Peci.
Peci, duke shprehur mllefin me veprimet e kreut shtetëror, ka porositur ata: “Shkoni te shtëpia dhe na leni të marrim frymë e të ecim përpara”.
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...