Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci prej gati tri orësh po vazhdon të intervistohet në cilësinë e të pandehurit nga Prokuroria Speciale e Kosovës, në kuadër të hetimeve për rastin e dyshuar të fabrikës së mbetjeve shtazore.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.
Ndryshe, intervistimi po zhvillohet pas bastisjeve që u kryen sot në katër lokacione të ndryshme me urdhër të prokurorisë.
Përveç Pecit, edhe drejtori i AUV-it, Bekim Hoxha është duke u intervistuar nga Prokuroria.
Prokurori i rastit, Admir Shala, bëri me dije para gazetarëve se janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit.
“Prokuroria Speciale ka filluar një hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore. Jemi duke i zhvilluar bastisjet, në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, me qëllim të sigurimit të informacioneve të nevojshme, drejt zbardhjes së rastit konkret.” , tha Shala para mediave./Arbresh.info
LEXO EDHE:
53 aksidente trafiku, dy prej tyre me fatalitet, brenda 24 o...
Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në shtëpinë e saj në Pe...
Sot paraqitja mbrojtëse e Kushtrim Kokallës për vrasjen e Li...
Digjet një barnatore në Ferizaj, dyshohet se flaka iu vu qël...
“Jam i trishtuar, por krenar për skuadrën”, Sylvinho flet pa...
Teknologji e avancuar në shërbimin shëndetësor, Edi Rama jep...