Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka qëndruar sot për vizitë në Mamushë, ku ka vizituar Erbin Mazrekun i cili ka përfituar grant për ndërtimin e serrës prej 21 ari.
Me anë të një postimi në Facebook ka shkruar se rritja e prodhimit dhe eksportit bujqësor dëshmon mbështetjen e qeverisë për fermerët.
“Këtë e vërteton edhe Erbin Mazreku nga Mamusha, të cilin e vizitova sot. Ai është përfitues i grantit për ndërtimin e serrës 21 ari, ku kultivon 60 mijë fidanë lakre “Protor” dhe punon 10 hektarë të tjerë me patate e kultura të tjera. Në total, ai ka 1 hektar e 18 ari sera”, ka shkruar Peci.
Ai ka theksuar se rezultatet flasin vetë.
“Në vitin 2019, eksporti i lakrave nga Kosova ishte 122,539 €, ndërsa në vitin 2024 ka arritur në 991,397 €. Ky sukses tregon se investimi në bujqësi është çelësi për një ekonomi të qëndrueshme dhe një të ardhme më të begatë për Kosovën”, ka shkruar Peci./Arbresh.info/
Trump: Nëse s’hapet Hormuzi, do t’i shkatërrojmë centralet i...
Kallëzim penal ndaj Onima, Gjesti: S’du as ma shumë as ma pa...
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën