Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka kritikuar sistemin e drejtësisë lidhur me një vendim të Gjykatës që ka pamundësuar përkohësisht rikthimin e pronës së Ministrisë së Bujqësisë në Ulpianë.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se janë bërë një vit e gjysmë nga marrja e këtij vendimi, shkruan Arbresh.info.
“Mirëmëngjesi sistemi selektiv i drejtësisë. Janë bërë një vit e gjysmë, 18 muaj apo 550 ditë prej se Gjykata mori vendim për masë të përkohshme, rrjedhimisht pamundësimin e përkohshëm të rikthimit të pronës së Ministrisë së Bujqësisë në Ulpianë tek titullari. Kjo masë e përkohshme me tendencë të përhershme…”, ka shkruar Peci.
Ministri ka kërkuar nga gjykata që të tregoi se si u bë që proba e shtetit të tjetërsohet nga personi fizik.
“Si u bë e mundur që prona e shtetit të tjetërsohet tek personi fizik? Kur dihet se një gjë e tillë është e ndaluar me ligj… Kush është gjyqtari apo gjyqtarët që morën një vendim të tillë për tjetërsimin e hapësirës prej 159 metra katror? Si është e mundur që nga 159 metrat e tjetërsuara nga prona e shtetit tek personi fizik të ushtrohet veprimtari biznesore në rreth 900 metra katror që janë pronë e ministrisë së bujqësisë?”, ka shkruar ai.
Peci ka pyetur tutje nëse janë intervistuar ish-ministrat e Bujqësisë.
“Duke qenë se sistemi i drejtësisë kohët e fundit ka qenë shumë azhur në ftesat ndaj niveleve të larta drejtuese për intervistim, dhe meqenëse dëmi i shkaktuar institucionit dhe interesit publik me pronat e ministrisë kapë shifra qindra milionëshe a i keni intervistuar ish ministrat e Bujqësisë?”, ka shtuar ai.
Ministri Peci ka theksuar se do të duhej të jemi koshient të gjithë, që kodi penal e ka qartë të definuar rastet kur titullari edhe me mosveprim toleron abuzimin dhe tjetërsimin e pronave dhe dëmtimin e interesit shtetërorë dhe publik.
“Në anën tjetër, mekanizmat e drejtësisë me vesh në lesh”, ka shkruar Peci. /Arbresh.info/
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada