Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci para nisjes së seancës konstituive ka thënë se edhe sot kandidati është i njëjtë.
“Kandidati është i njëjte por nuk di çka të them përderisa para seancës ka një takim te iniciuar nga Grupi Parlamentar i LVV nuk mund të paragjykoj asgjë, rrjedha e seancës do varet nga diskutimi dhe gatishmëria e të gjitha partive politike”, tha Peci.
Seanca e pestë fillon nga ora 10:00 ndërsa punimet kanë ngelur tek zgjedhja e kryekuvendarit.
E propozuara e LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu në dy tentimet e para nuk mori votat e mjaftueshme për këtë post.
Ndërsa për herën e tret, e njëjta nuk është hedhur fare në votim për shkak të mungesës së numrave.
Lëvizja Vetëvendosje ritheksoi se nuk kanë kandidat tjetër për kryekuvendar, përveç Albulena Haxhiut. Madje, deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, kërkoi marrëveshje politike për konstituimin e Kuvendit, mirëpo deri më tani nuk ka sinjale për ndonjë marrëveshje të mundshme mes subjekteve politike./Arbresh.info/
Filloi dërgimi i fletëvotimeve për votimin me postë
27 vjet nga nisja e ushtarëve të UÇK-së, Bekim Jashari kujto...
Superliga vazhdon me tre super derbi, vëmendja në Gjilan e S...
OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë në muajin dhjetor: Sakrif...
Pamje tronditëse, “gjak kudo”, të shtëna me armë...
Haradinaj në 7-vjetorin e Ushtrisë së Kosovës: Vendim histor...