Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci do ta lirojë nga detyra këshilltarin e tij, Hysen Muzliukaj. Vendimi vjen pas arrestimit të tij në një aksion të hershëm.
“Ministri Faton Peci, deri sa drejtësia ta thotë fjalën e fundit, z. Muzliukaj do ta lirojë nga detyra”, ka thënë për RTK-në shefja e kabinetit të ministrit, Flutura Mustafa.
Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i arsyeshëm se të pandehurit Faruk Mujka dhe Hysen Muzliukaj në cilësi të personave zyrtarë, me dashje kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete apo për tjetrin, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare dhe nuk i kanë respektuar detyrat dhe përgjegjësitë e tyre që të ushtrojnë funksionin e tyre në bazë të ligjit.
LAJMI I FUNDIT/Bastiset shtëpia e Faruk Mujkës, Prokuroria Speciale sekuestruon 60 mijë euro
Ardit Tahiri prezantohet tek Kolos Kovalinka
Norvegjia e Suedia kundër Bordit amerikan të Paqes, Italia d...
I jepet lamtumira e fundit nënës së dëshmorëve, Tahir e Agim...
AUV heq kufizimet e importit nga Maqedonia e Veriut pas elim...
FFK ndan stemat e FIFA-s për gjyqtarët dhe asistentët për vi...
Një përqafim që vlen më shumë se një mijë fjalë – Vini...