Shkëlzen Murat Haliti nga sot është emëruar zyrtarisht stafit të kabinetit ministror në Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.
Ai do të ketë postin e këshilltarit politik.
“Më shumë se privilegj ndjej përgjegjësi familjare për kontribut ndaj vendit duke qenë pjesë e këtij kabineti në krye me ministrin z.Faton Peci, Ministër i dëshmuar me performancë jashtëzakonisht të mirë gjatë këtyre viteve të qeverisjes.
Kjo falë përgatitjes, përkushtimit e guximit të tij në udhëheqje.
I jam mirënjohës ministrit për vlerësimin dhe besimin e dhënë. Zotohem se do të angazhohem maksimalisht si këshilltar duke u përkushtuar me seriozitet e sinqeritet në detyrën që më pret”, ka shkruar ai.
Rritja e çmimeve të naftës me efekt zinxhiror në disa fusha
Tensionet në rritje në Iran/ Kuvajti paralajmëron qytetarët:...
Rama: Në rrugën “Nurie Zeka” largohen mbeturinat inerte dhe ...
“Është fëmijërore, joserioze, kushdo që e ka parë si garë”, ...
Me golin e Luis Diaz, Bayern shkon në pushim me epërsi
Këto janë tre mesazhet e Ramës drejtuar socialistëve në mble...